U shkarkua nga Bayern, destinacioni i ardhshëm i Nagelsmann në Premier League

Lajmi i kësaj jave në elitat e futbollit europian është padyshim vendimi i Bayern Munich për të shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann. Vendim i marrë nga kampionët në fuqi të Gjermanisë pas disfatës ndaj Leverkusen dhe renditjes në vendin e dytë në kampionat.

Me dëshirën për të siguruar çdo kompeticioni dhe qëllimit “Champions League”, Thomas Tuchel do të zërë vendin e tij nga e hëna, gati për t’u rikthyer në krye të një skuadre pas eksperiencës te Chelsea që përfundoi në shtator.

Megjithatë sipas raportimeve nga mediet britanike, tani dyer të reja mund të hapen për ish-trajnerin e Bayern. Duke qenë se 35-vjeçari ka hyrë në listën e pëlqimeve të Tottenham, në kërkim të kandidatit ideal për të zëvendësuar Conten, i cili tashmë duket se e ka mbyllur me “Spurs”.

Premier League, do ishte një eksperiencë plotësisht e re dhe e panjohur për gjermanin, duke ditur se deri tani Nagelsmann ka drejtuar vetëm skuadra gjermane.