Ahmeti me porosi nga Kërçova: Do të dalim faqebardhë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Kërçova ka dërguar porosi deri te të pakënaqurit për punën ndaj Fatmir Deharit. Porositi që t’i lënë emocionet dhe t’i kthehen veprimtarisë konkrete, pasi siç shtoi, “BDI do të dalë faqebardhë, pavarësisht se kush çfarë flet”.

“Tani e 10 vjet, qytetarët e Kërçovës e kanë provuar që ne nuk jemi të arbitrare, që ne nuk sundojmë mbi pakicat, por veprojmë dhe punojmë drejtë. Këtë e ka demonstruar në praktikë, kryetari i Komunës së Kërçovës pavarësisht reagimeve të sotme emocionale që bëhen, por më mirë le t’i kthehen veprimtarisë konkrete se si ka punuar kryetari i Kërçovës dhe mos të rëmbehemi nga emocionet. Prandaj i uroj suksese edhe në të ardhmen Fatmirit dhe ekipit në betejat e ardhshme. Ne do të dalim faqebardhë, pavarësisht se kush fare flet”, tha Ahmeti, raporton TV21.