U kap duke vjedhur në “BMW”, arrestohet 38-vjeçari!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një 38-vjeçar nga Prilepi, pasi është kapur teksa ka qenë duke vjedhur në një veturë “BMW”.

“Më 23.10.2021 në ora 21.30 në Prilep, policët e DPB Prilep kanë arrestuar I.D.(38) nga Prilepi pasi është kapur derisa ka qenë duke kryer vjedhje të rëndë në veturën “BMW”, me targa të Prilepit. Tek ai janë gjetur dhe marrë mjete të cilat i ka marrë nga vetura. I.D. është nën arrest në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.