Një i vdekur dhe tre të lënduar – bilanci i aksidentit në Llaskarcë

Një i vdekur dhe tre të lënduar është bilanci i aksidentit që ndodhi mbrëmë në vendin Llaskarcë, në rrugën Shkup – Tetovë, ka njoftuar sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Nuk japin më shumë detaje nga çfarë është kumtuar dje për TV21, por shtohet se “në vendngjarje ekspertizë ka kryer prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup, kurse me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion”, transmeton TV21.

Aksidenti që ndodhi mbrëmë në ora 17:50, erdhi pas vetura “Jaguar” me targa të Gostivarit, me shofer N.I.(49) nga fshati Çegran i Gostivarit, doli nga korsia.

Në vendngjarje ndërroi jetë bashkudhëtari N.Z.(53) nga Çegrani, kurse rëndë u lënduan shoferi N.I. dhe dy bashkudhëtarët e tjerë, A.K.Z dhe B.I./TV21