U fotografua me një femër tjetër, këngëtari i kërkon falje publike bashkëshortes

Pak ditë më parë, Justin Timberlake u fotografua nën shoqërinë e aktores Alisha Wainwright në New Orleans. Ata ishin kapur për dore dhe sjellja e tyre nuk u pëlqye aspak nga fansat. Kjo sepse Timberlake është i martuar me Jessica Biel dhe ata janë prindër të një djali.

Së fundmi, ai ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur, ku përmes një postimi në Instagram, këngëtari dhe aktori i njohur i ka kërkuar falje bashkëshortes së tij.

Timberlake u shpreh se pendohet për sjelljen e tij dhe ky nuk është shembulli që do të japë për djalin e tij. Ai ka treguar se atë natë kishte pirë shumë dhe i vjen keq për sjelljen e treguar. Aktori i kërkon falje bashkëshortes dhe familjes së tij që i vendosi në një situatë të sikletshme.