Turqia vret lideren e grupit terrorist në Irak

Turqia eleminoi një prej drejtueseve të larta, Esme Erat të celulës terroriste PKK.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me organizatën kombëtare të inteligjencës, MIT dhe ushtarëve turk.

Ngjarja ndodhi në shtator të 2019 në rajonin Qandil në Irak por u publikua vetëm ditën e sotme (8 janar).

Erat ka lindur në vitin 1965 dhe u bashkua me grupin terrorist të PKK në 1989 në provincën juglindore të Dijarbakir të Turqisë.

Erat u transferua në Siri në 1993 dhe mori trajnime politike dhe ushtarake nga Abdullah Öcalan, udhëheqësi i grupit terrorist të PKK, e më pas u bë anëtare thelbësore e lëvizjes së grave terroriste PKK.

Terroristët e PKK shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.