“Turqia një aktore kyçe në luftën globale kundër COVID-19”

Nënkryetari i Rrjetit të Lidershipit Transatlantik (TLN) me seli në SHBA, Sasha Toperich ka shkruar se Turqia është një aktore kyçe në luftën globale kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në lajmin e publikuar në faqen e lajmeve The Hill, Toperich në artikullin e tij me temë “Turqia del në pah si një aktore kyçe në luftën globale kundër COVID-19”, ka rikujtuar se Turqia ndërpreu arsimin nëpër shkolla një ditë pas regjistrimit të rastit të parë dhe se Ankaraja kundër pandemisë mori masa më shpejtë se shumë vende të Evropës.

– Turqia ishte e përgatitur

Toperich nënvizoi se Turqia përshpejtoi prodhimin e produkteve mbrojtëse dhe vendosi shpërndarjen falas të masakave për popullatën. “Nëse shohim me kujdes se vendi ka qëndruar përballë shumë fatkeqësive me përmasa të mëdha si pritja e miliona refugjatëve dhe emigrantëve apo përjetimi i tërmeteve shkatërruese, nuk është surprizë që Turqia të jetë më e përgatitur për të përballuar lloje të tilla të pandemive”, ka vlerësuar Toperich.

– Nga Turqia kanë kërkuar ndihmë 88 vende

Krahas Italisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe, Turqia u ka dërguar produkte mjekësore edhe shumë vendeve të Ballkanit, tha Toperich i cili ka tërhequr vëmendjen se nga Turqia kanë kërkuar ndihmë 88 vende dhe se Ankaraja deri më tani ka dërguar ndihmë për 33 vende.

Gjithashtu edhe Izraeli ka kërkuar furnizim me produkte mjekësore nga Turqia, theksoi Toperich, i cili ka shtuar më tej se “Turqia ka dhënë ndihmë edhe për Libinë e cila është përfshirë në kaos me klithmën e luftës së Khalifa Haftarit i cili gjatë sulmeve të tij në Tripoli ka ndërmarrë shumë herë sulme ndaj spitalit Hadra në të cilin qëndrojnë të sëmurët me COVID-19”.