Momente prekëse: Një çift italian takohen në spital pas rikuperimit nga koronavirusi

“Ishte një nga ato takimet që nuk harrohen. Askush nga ne nuk arriti t’i mbajë lotët”, u shpreh stafi i spitalit.

Përqafimi midis një çifti të moshuar, Giorgio dhe Rosa, të martuar për 52 vjet, ka prekur mjekët e spitalit, shkruan TG Com24. Takimi i befasishëm u organizua nga stafi i Asst i Kremonës, i cili publikoi fotot në Facebook.

Ishte një nga ato takimet që nuk harrohen. Askush nga stafi nuk arriti të mbajë lotët. Një përqafim i gjatë, fjalë të ëmbla, dhjetë minuta butësi dhe dëshirë për të siguruar shëndet të ndërsjellë.