Aurela kthehet pas në kohë, publikon foto të realizuara 28 vite më parë

Aurela Gaçe është shumë aktive me imazhe të reja, kësaj radhe ajo hapi arkivat e albumeve të vjetra.

Këngëtarja ka postuar fotografi, të cilat i ka realizuar 28 vite më parë, ndërsa kujton edhe momentet kur janë bërë.

Për fotografinë e parë, ajo tha se u realizu në Llakatund të Vlorës, ndërsa shihej me një stil të veçantë, me xhinse e kapele në kokë.

😆🙊 1992 -Llakatund -Vlorë
Paliçeta xhins . Kapelen se di ku e kam gjetur. –
Ndërkohë, ushtrimet në dërrasën e zezë ,nuk i kam zgjidhur unë 😅
“, ka shkruar ajo.

Gaçe postoi edhe një tjetër foto, për të cilën tha se u shkrep në vitin 1993, pak muaj para pjesëmarrjes së saj të parë në Festivalin e Këngës.

“Tani, ajo që më bën pershtypje tek kjo foto, eshte këndi i fotografise. Njesoj si sot. Nga poshte , që të dukesh më e gjatë. Nderkohe, kam dale tek shtepia e dajos, se me dukej me e bukur. Per kete minifund, e di une cfare degjoja. Nejse. Une u bera vajze per shtepi, ne fund te fundit”, përfundon këngëtarja.