Turqia ka filluar negociatat me BE-në që në vitin 2005, por ende nuk është anëtarësuar, ja si komenton Bugajski!

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, analisti i njohur Janush Bugajski, ka vlerësuar se Bashkimi Evropan duhet të jetë më shumë e brengosur për depërtimin gjithnjë e më të madh rus dhe kinez në Ballkan.
Ai ka lavdëruar Bashkimin Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I pyetur se kur pret që Maqedonia dhe Shqipëria të anëtarësohet në BE, duke pasur parasysh se se Turqia ka filluar negociatat që në vitin 2005, por tani është larg BE-së më shumë se kurdoherë më parë, Bugajski është përgjigjur:
Kjo nuk mund të parashikohet duke pasur parasysh spektrin e gjerë të kritereve që duhet t’i plotësojë çdo vend, si dhe procesit të ratifikimt nga secili vend anëtar. “Kjo varet edhe nga konturat politike në selitë kyçe të BE-së në vitet e ardhshme”, ka theksuar Bugajski.