A do të japë dorëheqjen e premtuar Ali Ahmeti me anëtarësimin në NATO, apo do të fshehet pas Koronavirusit!?

Në opinion, por edhe brenda vetë BDI-së, ka filluar të parashtrohet pyetja nëse kryetari i kësaj partie do të japë dorëheqjen e premtuar pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Ahmeti për momentinnuk jep asnjë sinjal se do të tërhiqet. Ai është rikandiduar për deputet në njësinë numër 6. Kurse edhe brenda BDI-së reagimet janë se kjo parti ende nuk ka arritur të krijojë një figurë të re që do të zëvendësonte Ali Ahmetin, prandaj mbretëron brengosja e se largimi i tij mund të jetë edhe fundi i partisë.

Mirëpo mendim ndryshe ka veprimtari shqiptar në SHBA, Ylber Pilku, i cili shpeshherë analizon zhvillimet politike në vendin tonë. Sipas Pilkut, Ahmeti nuk duhet të fshehet pas situatës së krijuar me epidem Koronavirusit, por duhet të japë dorëheqjen e premtuar. Ai madje vlerëson se BDI vetëm do të forcohet më tepër me largimin e Ahmetit dhe gjithë kuadrove të kësaj partie që kanë votuar qeverinë e Gruevskit dhe që kanë qenë pjesë e asaj qeverie.
“Në grupin e “bashkëpunëtorëve” të VMRO-DPMNE-së, që duhet dhënë dorëheqje, gjithsesi duhet të jetë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai mban përgjegjësi të dyfishtë në këtë kontekst, sepse e ka përkrahur Gruevskin edhe si deputet, por edhe si kryetar i partisë. Ai edhe ashtu pat premtuar se do të tërhiqet nga posti i kryetarit pas anëtarësimit të vendit në NATO. Prandaj nuk duhet tani të fshehet pas Koronavirusit dhe të shtyejë këtë dorëheqje, por të dalë menjëherë nëse dëshiron të ruajë sado pak respekt te një pjesë e opinionit shqiptar. Është e gabuar teza se me dorëheqjen e Ahmetit do të shkatërrohet BDI-ja. Është tezë e gabuara që e plasojnë qarqet antireformuese në këtë parti. Unë mendoj se vetëm dorëheqja e Ali Ahmetit bashkë me ekipin e tij që ka bashkëpunuar me qeverinë antiperëndimore të Gruevskit, është shpresë për mbijetesën e BDI-së si subjekt serioz në skenën politike”, vlerëson Pilku.
sipas tij, çfarëdo taktizimi tjetër e dobëson këtë subjekt edhe më tepër, siç po e dobëson propaganda partiake se ne kur i kishim 20 deputetë nuk mundëm ta anëtarësojmë vendin në NATO, por me dhjetë deputetë e anëtarësuam, e madje filluam edhe negociata me Unionin Evropian.