Turizmi Itali: Rreth 40 për qind e dhomave të rezervuara për muajin gusht

Rreth 40 për qind e dhomave në objektet e akomodimit në Itali janë të rezervuara për turistët e huaj dhe vendas përmes internetit për muajin gusht, kur tradicionalisht është kulmi i sezonit turistik italian, kumtoi agjencia kombëtare për turizëm ENIT.

Qytetet Venecia dhe Roma, të cilat në masë të madhe varen nga turizmi ndërkombëtar, janë goditur më rëndë nga kriza e turizmit e shkaktuar nga pandemia, tregojnë të dhënat e ENIT.

Në Venecia, rreth 68 për qind e dhomave janë në dispozicion gjatë muajit gusht.

Sipas të dhënave të ENIT, 54 për qind e familjeve në Itali, 38 për qind e çifteve, si dhe 23.7 për qind e pensionistëve që nuk heqin dorë nga pushimet e tyre këtë sezon, do të shkojnë për pushime këtë verë.

Pjesa më e madhe udhëtarëve, 56 për qind e tyre, do të jenë burra, të moshës midis 36 dhe 55 vjeç (40 për qind).

Për ta rikuperuar turizmin, Italia ka vendosur një skemë “bonus” që mund të përdoret për ta paguar akomodimin në atë vend nga 1 korriku – 500 euro për familjet me të ardhura të ulëta me tre ose më shumë anëtarë, 300 euro për çifte dhe 150 euro për beqarët.

Italia i hapi kufijtë e saj me BE-në dhe vendet e Shengenit më 3 qershor, pas një bllokade tre-mujore për shkak të koronavirusit. /MIA