Tupançevski: Kodi Civil sfidë serioze në agjendën legjislative

Është mbajtur seanca konstituive e Grupit të Punës për përpunimin e Kodit Civil të Maqedonisë së Veriut, që sipas Ministrit të Drejtësisë, Nikola Tupançeski, paraqet një sfidë serioze lidhur me agjendën legjislative.

“Sot është edhe një mundësi praktike për realizimin dhe zbatimin e agjendës legjislative të Ministrisë së Drejtësisë, mbajtja e një seance konstruktive të grupit të punës për përgatitjen dhe hartimin e Kodit Civil të RVM-së, është një sfidë serioze në axhendën legjislative dhe në atë që quhet kodifikimi i një legjislacioni i cili deri vonë por dhe për momentin sipas rregulloreve pozitive është i fragmentuar”, deklaroi Ministri iDrejtësisë Nikola Tupançevski.

Nga Gruoi I punës thanë se përgatitja e Kodit Civil do të jetë një nga reformat më rëndësishme në 30 vitet e fundit në sferën e drejtësisë

“Ky ligj do të sigurojë siguri më të madhe juridike dhe ushtrim më të lehtë të të drejtave të qytetarëve. E drejta civile do të përbëhet nga pesë pjesë: pjesa e përgjithshme e së drejtës civile, pjesa për marrëdhëniet pasurore, pjesa për marrëdhëniet e obligacioneve, pjesa e katërt do t’i kushtohet marrëdhënieve juridike trashëgimore dhe pjesa e pestë për marrëdhëniet juridike familjare. Me hartimin e Ligjit Civil, versioni i parë i të cilit duhet të jetë gati për dy vjet, Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i bashkohet numrit më të madh të vendeve evropiane që kanë ligje civile, deklaroi Dejan Mickoviq, nënkryetar i grupit të punës

Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se në kuadër të projektit për përpunimin e Kodit Civil, anëtarët e Komisionit do t`i kenë parasysh të gjitha ligjet bashkëkohore civile si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtate Njeriut si dhe dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare.