Paraburgim tetë ditor për Cufi Koka

Gjykata penale njoftoi se ka shqiptuar tetë ditë paraburgim për Isuf Kokan, i cili gjuajti me pistoletë, si pjesë e grupit, që pardje te sheshi “Skënderbeu” në Shkup i sulmoi me gurë, shishe dhe gjësende të tjera të forta, protestuesit të cilët marshuan nga Qeveria deri te Ministria e Jashtme dhe Kuvendi. Ai është aktivist i ASh-së, partner i koalicionit me VMRO-DPMNE. Vëllai i tij, Zudi Enuzi Koka ishte drejtor i NP “Higjienën komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi pas incidentit.