Tuchel nuk i intereson nëse lojtarët e Chelsea e urrejnë ose jo

Thomas Tuchel ka dhënë disa komente lidhur me situatën aktuale te skuadra e Chelsea.

Trajneri gjerman ka komentuar atmosferën në klub, pasi kohëve të fundit është akuzuar se ka nxitur pakënaqësi në skuadër.

Tuchel ka thënë se nuk i bëhet vonë nëse lojtarët e Chelsea e urrejnë apo jo atë dhe mënyrat e tij të punës.

“Nëse doni t’iu duan në baza ditore, nuk duhet të bëheni trajner i nivelit botëror. Nuk do të ndodh”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Në këtë moment mund të mos jem më i miri (i referohet autoritetit të tij në dhomat e zhveshjes)”, shtoi gjermani.

Tuchel dhe Chelsea do të kenë mundësi të fitojnë Kupën FA, për të shpëtuar sezonin.