Tuchel nuk dëshiron të luaj kundër Liverpoolit në gjysmëfinale

Trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel ka folur pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Champions League:

“Ishte një ndeshje e luftuar dhe e vështirë. Ndoshta nuk ishte ndeshja ideale për t’u parë në TV, por nga stoli ishte një ndeshje shumë e tensionuar dhe e shpejtë. Ishte shumë e vështirë të luaje ndaj një skuadre si Porto dhe t’i shmangeshe presingut të tyre.

Me minutat që kalonin ne u përmirësuam në lojën tonë. Mbrojtëm mirë dhe nuk meitonim të pësonim gol. Në tërësi, brenda 180 minutave të të dy ndeshjeve, mendoj se e merituam kualifikimin. Porto është një ekip që i bën kundërshtarët të stepen, njësoj siç bëri me Juventusin. Goli i Portos ishte shumë i bukur, por me fat dhe pa përfshirë atë gol, ne nuk u rrezikuam në asnjë rast tjetër.

Nuk është se kam ndonjë dëshirë për fazën tjetër, por në përgjithësi, nuk kam dëshirë që të përballem në kompeticione europiane me ekipe nga i njëjti kampionat. Do ta shoh ndeshjen Liverpool-Real, madje me kënaqësi, pasi e shohim si gjysmëfinalistë dhe më pas të shohim çfarë do të ndodhë”, përfundoi Tuchel.