“Kam nevojë për pushime”, Rina josh ndjekësit me këtë imazh

Rina Balaj komentohet shumë për paraqitjet publike, ku shfaqet çdo herë atraktive, shkruan lajmi.net.

Rep-artistja postoi një fotografi në rrjete sociale, ku u shfaq e veshur me xhinse të ngushta dhe bluzë të zezë, të gjerë.

Ajo vuri në pah të pasmet e formësuara derisa mori pozë joshëse para kamerës dhe kërkoi sugjerimet e fansave për një gjë.

“Kam nevojë për pushime, ku të shkoj?”, shkruan ajo, ndërsa pranoi komente të shumta nga ndjekësit.

Kënga e fundit e Rina Balajt është “Bad Rosita”, në të cilën erdhi më ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim zakonisht.