Tuchel kandidat për stolin e Bayernit

Thomas Tuchel mund të jetë trajneri i radhës për Bayern Munich.
Bayern Munich e nisën mjaft mirë edicionin e ri, por ashtu nuk e vazhduan më pas.

Ata fituan tri ndeshjet e para në Bundesligë, me një gol diferencë prej 15-1, megjithatë gjërat ndryshuan.

‘Bavarezët’ vazhduan me tri barazime të njëpasnjëshme, ndërsa edhe pësuan humbje, në ligën gjermane.

Forma jo e mirë e Bayernit mund të ndikojë që drejtuesit të mendojnë shkarkimin e Julian Nagelsmann.

E, sipas mediave gjermane, Thomas Tuchel (i cili u shkarkua nga Chelsea) mund të marrë drejtimin e gjigantit evropian.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një gjë e tillë.