Tchouameni për Realin: Kur luan për këtë klub, duhet të fitosh çdo ndeshje

Aurelien Tchouameni ka folur në lidhje me ekipin e tij të ri.
Tchouameni është njëri nga dy transferimet e vetme të Real Madridit, gjatë afatit të verës.

Mesfushori ka arritur që të ambientohen mjaft mirë në këtë fillim sezoni me ‘Mbretërit’.

Francezi po tregon formë tejet të mirë ndeshjet e fundit, ku mbrëmë asistoi mjeshtërisht tek goli i Rodrygos ndaj Atletico Madridit.

E, pas ndeshjes ai tha se e fituan ndeshjen për shkak të cilësisë dhe se te Real Madridi luajnë për te fituar çdo ndeshje.

“Ne fituam për shkak të cilësisë sonë dhe për shkak se sa mirë zbatuam taktikat e Ancelottit.

Ne fituam 9 ndeshje nga 9. Kur luan për këtë klub, duhet të fitosh çdo ndeshje”.

Tchouameni ka zhvilluar shtatë ndeshje, në nëntë sa i kanë zhvillua ‘Los Blancos’ këtë edicion.