Tuchel deklarohet për Messi

Paris Saint-Germain's German head coach Thomas Tuchel gestures as he addresses a press conference at the team's training grounds in Saint-Germain-en-Laye, west of Paris, on February 8, 2019, ahead of the Champions League first leg round of 16 football match against Manchester United on February 12. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo credit should read FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)

Ditë më parë, Neymar ndezi polemikat me deklaratën e tij, ku tha se vitin e ardhshëm do të kishte dëshirë të luante me Messi.

Duke folur në konferencën për shtyp pas lojës së PSG-së me Montpellier u pyet nga gazetarët se a kishte folur me Neymarin për transferimin e Messit.

“Jo, nuk kam folur me Neymar për të (Messi), un sapo dëgjova këtë gjë pesë minuta më parë. Nuk mund të flas për gjëra të tilla”, tha gjermani, transmeton lajmi.net.

“Kam shumë respekt për Barcelonën dhe kam shumë respekt për Lionel Messi, unë jam trajner i PSG dhe nuk mund të flas për gjëra të tilla”, përfundoi Thomas Tuchel.