McKennie paralajmëron Barcelonën

Ai pas ndeshjes ndaj Torinos tha se ishte ndeshje e vështirë, por që tani “Bianconerët” janë të koncentruar në ndeshjen me Barcelonën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Ishte ndeshje e fortë, vuajtëm në pjesën e parë, skishim ritmin dhe balancin për ti mposhtur ata”, tha amerikani për “SkySport”.

“Doja të bëja më të mirën, sepse gjithmonë mendoj për ekipin. Më pëlqen të hyj në zonë, e bëra dhe funksionoi”, tha ai.

“Cuadrado dhe unë nuk jemi vetëm të ngjajshëm, por edhe kuptohemi mirë. Ne jemi të uritur për Barcelonën, ne do t’i studiojmë dhe do të analizojmë si të marrim rezultat pozitiv”, përfundoi Weston McKennie.