Kosovë: 19 të vdekur dhe 468 raste të reja me korona virus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se 19 pacientë që kanë qenë të infektuar me korona virus, kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpc 1 rast (74 vjeç)”, njofton IKSHPK-ja.

Gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 1.314 mostrave, në Kosovë janë regjistruar 468 raste të reja me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

IKSHPK-ja po ashtu njofton se edhe 683 pacientë janë shëruar.

Që prej marsit, kur u paraqitën rastet e para me COV ID-19, e deri më 6 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 42.805 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.106 pacientë kanë vdekur dhe 28.504 janë shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 13.195.