Tsimikas do të blindohet nga Liverpooli

Kostas Tsimikas pritet të mbetet te Liverpooli deri në vitin 2027.

Kjo pasi Tsimikas është në bisedime me klubin anglez për një zgjatje të kontratës për dy vite të tjera.

Kontrata aktuale e reprezentuesit grek i mbaron në vitin 2025.

Tsimikas është lojtar i Liverpooli që nga viti 2020, ku u ble nga Olympiacos për shifrën e 11 milionë euro.