Gundogan, kapiteni i ri i Gjermanisë

Germany's midfielder Ilkay Gundogan reacts during the UEFA Nations League Group 4 football match of Germany vs Ukraine on November 14, 2020 at the Red Bull Arena stadium in Leipzig, eastern Germany. (Photo by Ronny Hartmann / AFP)

 

Ilkay Gundogan është emëruar kapiten i Kombëtares së Gjermanisë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për shtyp përpara miqësores të Gjermanisë kundër Japonisë.

Sihariqin e dha trajneri gjerman Hansi Flick, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, vetë Gundogan, ka thënë se është nder që të drejton ekipin gjerman, transmeton Klankosova.tv.

“Është një nder për mua të drejtoj ekipin e ri si kapiten, përvoja ime me Cityn vitin e kaluar tregon se mund ta bëj këtë punë”, është shprehur Gundogan.

Ndërsa zëvendëskapiteni i kombëtares gjermane do të jetë lojtari i Bayern Munchiut, Joshua Kimmich.

Përndryshe, deri më tani kapiten i Gjermanisë, ishte portieri Manuel Neuer.