Trupat ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.
Kështu ka bërë të ditur një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë në llogarinë e tij zyrtare në Telegram, Anton Gerashchenko tha se ka pasur luftime në qendër të qytetit dhe në zonën e Hidroparkut.
“Një grup i forcave speciale të Federatës Ruse sapo ka hyrë në qytet përmes Alekseevk”, tha Gerashchenko./KlanKosova