Trup i pajetë gjendet në mbi 2.500 metra lartësi në Sharr

Një trup i pajetë është gjetur sot në Malet e Sharrit, në një lartësi prej mbi 2.500 metrash mbi nivelin e detit.

Rasti është raportuar rreth orës 14:30 nga qytetarë, të cilët kishin vërejtur një person pa shenja jete. Pas raportimit, policia organizoi ndërhyrjen për nxjerrjen e trupit nga terreni malor.

Rreth orës 17:30, trupi u transportua me helikopter nga zona e Sharrit, njoftoi Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Tetovë.