Trump vijon ‘betejën’, i bindur se do i marrë postin Joe Biden-it: Ne do të fitojmë!

Ndonëse në zgjedhjet e zhvilluara së fundmi në Amerikë deri tani shihet që po triumfon Joe Biden, Trump vijon të këmbëngul se së shpejti do të marrë fitoren si President i ShBA. Pasi vendosi nisjen e një procesi gjyqësor për numërimin e votave, Trump vijon edhe me postimet e tij në rrjetet sociale duke theksuar se fituesi i vetëm do të jetë ai. Ndërkohë ai posedon edhe prova që faktojnë manipulimin e këtyre zgjedhjeve, teksa shprehet se së shpejti këto prova do të paraqiten në instancat përkatëse.

Trump shkruan:

Ne po bëjmë proces të madh. Rezultatet do të fillojnë javën e ardhshme. Do e bëjmë Amerikën të mirë sërish! Ne do të fitojmë.

Trump citon:

Shikoni abuzimin masiv në numërimin e votave dhe njësoj si me vaksinën e hershme, kujtoni që unë jua thashë këtë! Shumë i respektuari Ken Starr: “Zgjatja për tre ditë e numërimit të votave me postë në Pensilvani është shkelje kushtetuese”. Studiuesit e juridikut bien dakord me këtë!