Tomë Gashit ofendon Grenellin dhe aludon për lidhje dashurie me Bleona Qerretit

Avokati Tomë Gashi ka bërë një deklaratë të pamatur dhe skandaloze në profilin e tij në Facebook Story, ai ka shpërndarë një fotografi të Richard Grenellit në shoqëri të këngëtares shqiptare, Bleona Qerreti, në përshkrimin e së cilës ka shkruar “na ka mashtruar ky, knej kishe gay”.

Kështu, avokati Gashi ka aluduar në një lidhje të mundshme të dashurisë mes Qerretit e Grenell, ani pse ky i fundit ka treguar hapur orientimin e tij seksual.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, është mbështetëse e Donald Trumpit dhe stafit të tij, madje ajo ka lobuar shumë që Trump ta fitojë edhe një mandat si president. /Gazeta Express/