Trump nuk përjashton mundësinë e lehtësimit të masave kufizuese

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk e përjashton mundësinë për lehtësimin e masave kufizuese në disa vende deri në fund të prillit.

Tramp e bëri deklaratën me qëllim që ta potencojë atë se ai është autoriteti absolut që vendos për vendosjen dhe shfuqizimin e masave emergjente, komentuan mediat amerikane.

Në vërejtjen dhe paralajmërimin e guvernatorëve të të dy partive më të mëdha politike se Tramp “demonstron pushtet”, presidenti amerikan e ndryshoi befas diskursin dhe tha se po ua linte guvernatorëve të vendosin se kur është koha e duhur për t’i hequr masat kufizuese në vendet e tyre,por theksoi se paraprakisht do të duhet të flasin me të personalisht për këtë temë.

“Guvernatorët mbajnë përgjegjësi, por ata gjithashtu duhet ta respektojnë mendimin e presidentit”, tha Tramp.

Guvernatorët e vendeve amerikane, edhe republikanë edhe demokratë, kanë paralajmëruar një uzurpim të mundshëm të pushtetit kur Trampi të hënën tha se vetëm ai do të vendosë nëse dhe kur do të lehtësohen masat kufizuese.

Ata theksuan se me kushtetutë përcaktohen qartë kufizimet mbi fuqitë presidenciale.

Drejtori i Institutit amerikan Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Entoni Fauçi, deklaroi se rifillimi i ekonomisë me 1 maj është “tepër optimiste”. Infektologu me reputacion vuri në dukje se SHBA-ja nuk është as afër lehtësimit të masave kufizuese.