Mëngjeset e Granit Xhakës tashmë kanë marrë tjetër kuptim

Në tetor të vitit të kaluar, Granit Xhaka u bë baba për herë të parë, bashkëshortja e tij Leonita solli në jetë një vajzë.

Çifti tashmë po kalojnë kohën më të bukur pranë vajzës Ayana, me të cilën sjellin kohë pas kohe imazhe të reja.

Mëngjesin e sotëm, Leonita publikoi një imazh, në të cilin shfaq Granitin bashkë me vajzën në dhomën e gjumit, teksa po shikonin nga dritarja.

“Mirëmëngjesi”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotos. Dyshja po kalojnë kohën bashkë si familje pasi i anuluan të gjitha planet për shkak të pandemisë.