Trump: Marrëveshja e re me Iranin do të jetë më e mirë se ajo e vjetra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja bërthamore që SHBA-të po negociojnë me Iranin do të jetë më e avancuar se ajo e arritur në vitin 2015.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump theksoi se marrëveshja e re do të jetë “shumë më e mirë” se Joint Comprehensive Plan of Action (JCPOA), e njohur si Marrëveshja Bërthamore e Iranit.

Deklarata e tij vjen pas kritikave nga demokratët dhe disa ekspertë të fushës bërthamore, të cilët kanë shprehur shqetësime se administrata po përshpejton negociatat mbi një çështje tepër komplekse.