Trump guvernatorëve të SHBA-së: Duhet të tregoheni më të ashpër me protestuesit

Presidenti i ShBA-së Donald Trump zhvilloi një takim me guvernatorët e shteteve për sa i përket temës së nxehtë të protestave që kanë shpërthyer.

Ai i ka konsideruar krerët e shteteve guvernatorë të dobët dhe se ato duhet të marrin masa më të ashpra për të menaxhuar situatën.

Sipas asaj që shkruan CNN, Trump duket se është në të njëjtën mendje me guvernatorin e Minnesotas, Tim Ëalz.

Ky i fundit ka përdorur “artilerinë e rëndë” për të kontrolluar situatën në vend duke nxjerrë forcat ushtarake kundër protestuesve.

Mesazhi i Trump ishte i qartë, “nuk po merrni masat e mjaftueshme për të menaxhuar situatën”.

“Ju duhet t’i dominoni ata ose do të dukeni si një tufë dështakësh. E gjithë bota po qesh për djegien e drejtorisë së policisë në Minneapolis, ndaj unë i sygjerova guvernatorit që të përdorë Gardën Kombëtare kundër protestuesve” – i është drejtuar Trump guvernatorëve sipas reporterëve të CNN.

Loading...