Taravari: Të ndërrohet Komisioni për sëmundje ngjitëse, iu nënshtrua ndikimeve politike

Anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse duhet të ndërrohen, sepse iu nënshtruan ndikimeve politike, konsideron Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit dhe sekretar i Aleancës për shqiptarët. Qëndrimin e këtillë e kumtoi gjatë vlerësimit për gjendjet aktuale me pandeminë në vend.
Në takimin e sotëm me gazetarë, Taravari i komentoi numrat nga statistikat e autoriteteve shëndetësore për KOVID-19 dhe përmendi se Qeveria është përshpejtuar me heqjen e orës policore. Ai e vlerësoi në mënyrë kritike
rekomandimin e komisionit për sëmundje ngjitëse sipas të cilit u lehtësuan masat për mbrojtje nga koronavirusi “Unë kisha respekt të veçantë për anëtarët e Komisionit dhe punën e tyre. Për fat të keq, më duhet të konstatoj, si qytetar i thjeshtë dhe mjek me stazh 20- vjeçar, se nuk duhej t’u nënshtroheshin ndikimeve politike. Do ta kuptoja nëse qeveria do të kërkonte të hiqen masat, por këtë nuk e prisja nga Komisioni.
Duhej të thonin se masat nuk duhet të hiqen menjëherë, por gradualisht. Për këtë shkak, komisioni duhet të ndërrohet dhe të fillohet prej fillimit në mënyrë që të mos kemi valë të tretë apo të katërt. Jam i bindur se ka persona autoritarë dhe profesionistë të cilët do t’i zëvendësojnë dhe gjatë vendim marrjes do të udhëhiqen nga profesionizmi i tyre”, tha Taravari.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, gjatë brifingut shprehi edhe pakënaqësi nga puna e autoriteteve shëndetësore dhe mënyra në të cilën po përballen me koronavirusin. Sipas tij, Maqedonia ka vdekshmërinë më të madhe, për të cilën
tha se është disa herë më e madhe në krahasim me vendet e rajonit.
“Pushteti komenton se tubimet festive dhe qytetarët e padëgjueshëm patën ndikim në rritjen e numrave. Jo, për atë fajtor është pushteti, sepse nuk i zbatoi masat në tërësi. Nuk duhet të bëjnë lëshime ndaj askujt dhe l të mos sillen sivëzhgues dhe të komentojnë në mënyrë të pahijshme, por të kapen për pune”,tha Taravari.
Sipas tij, masa e parë do të ishte fillim i fushatës me të cilën njerëzit do të njoftohen me sëmundjen dhe si të jetojnë me të, në atë mënyrë, siç thotë, do të ngritet vetëdija tek njerëzit dhe do të ulet rreziku./MIA