Kosovës i shtohen edhe 27 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të hënën në Kosovë 27 raste të reja me koronavirus, pas kryrjes së 172 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol)”, është thënë në njoftim.

Ky Institut nuk ka bërë të ditura të rejat e fundit rreth numrit të të shëruarve nga ky virus, ndonëse një ditë më parë është raportuar për 843 persona.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, numri i personave të infektuar me këtë sëmundje në Kosovë ka arritur në 1,110.

Prej tyre 30 pacientë kanë vdekur.