Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet brenda 48 orëve, ndërsa theksoi se Teherani mund të ketë raketa balistike, por jo armë bërthamore.
Duke folur për mediat, ai tha se nuk e konsideron problem posedimin e raketave balistike nga Irani, për sa kohë që vendi nuk zhvillon armë bërthamore.
“Nëse vendet e tjera kanë raketa balistike, është disi e padrejtë që Irani të mos ketë disa. Një raketë balistike nuk është e njëjta gjë si një armë bërthamore”, tha 80-vjeçari.
Lideri amerikan përmendi gjithashtu Arabia Saudite dhe Katari, duke argumentuar se nëse vende të tjera të rajonit zotërojnë raketa të tilla, atëherë është e pranueshme që edhe Iran të ketë një arsenal të ngjashëm.
“Nëse Arabia Saudite, Katari dhe të tjerët kanë të tilla, mendoj se në përpjesëtim me situatën është në rregull që edhe Irani të ketë disa”, u shpreh Trump.
Komentet e liderit amerikan vijnë në prag të nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes Uashingtonit dhe Teheranit, i cili pritet të formalizohet ditën e premte.



