“Triumfi në Bernabeu ishte realizimi i një ëndrre”

Në këtë periudhë kur futbolli është ndalur për shkak të urgjencës së Koronavirusit, shumë lojtarë dhe protagonistë të topit mbështeten në mediat sociale për të komunikuar me tifozët.

Kështu veproi edhe Javier Zanetti, zëvendëspresidenti i Interit, i cili foli në një lidhje të drejtpërdrejtë me ESPN nëpërmjet Instagramit.

Në mesin e shumë temave që u prekën, kapiteni legjendar zikaltër foli edhe për arritjen historike në vitin 2010 në “Santiago Bernabeu”.

“Triumfi në “Bernabeu” ishte realizimi i një ëndrre. Fitimi i asaj finaleje të Championsit ishte kurorëzimi i një sezoni të shkëlqyeshëm. Tri minuta nga fundi, Julio Cesar merr topin në dorë, shikon Samuelin dhe i thotë: ‘Walter, ne jemi kampionë’. Një moment i mrekullueshëm, më i bukur se vetë jeta ime”, u shpreh ai.

“José Mourinho? Një person i veçantë, një trajner dhe njeri i shkëlqyeshëm. Një motivues i madh, që përcjell pasion pa limit te lojtarët. Ai të bën të japësh më të mirën nga vetja jote”.

Zanetti ka bërë 858 paraqitje me Interin, ka shënuar 21 gola. /Gazeta Express/