Tri viktima të reja në moshë për 24 orë!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 4.072 testime, prej të cilave 554 kanë rezultuar pozitivë.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar 891 persona kurse betejën me virusin e kanë humbur 17 pacientë.

Viktimat më të reja në moshë janë nga Shkupi edhe atë një 33, 34 dhe 36-vjeçar.

Raste aktive në vend janë 12.433./TV21