Rreth 9 milionë dollarë grant nga ShBA-të për Qeverinë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të sigurojë grant në vlerë prej 8.798.792 dollarë nëpërmjet USAID-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fuqizimin e konkurrencës ekonomike dhe për masa për luftë kundër korrupsionit.

Kjo u mundësua, pasi në seancën e sotme qeveritare u pranua Informacione për nevojën e përfshirjes së një amendamenti të Marrëveshje për grant për partneritet për zhvillim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës me të cilin parashihet sigurimi shtesë i 540.000 dollarë, transmeton TV21.

Me këtë amendament, vlera e përgjithshme e grantit për parnterite për zhvillim rrite, gjegjësisht arrin në 8.798.792 dollarë.

Granti parashihet edhe për mbështetje të produktivitetit, për integrimin e zgjeruar të vendit në tregjet rajonale euro-atlantike, për fuqizim të sigurisë energjetike dhe të sigurisë, për programe për pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në shoqëri dhe për fuqizim të mundësive të tyre ekonomike dhe vlerave sociale, si dhe për rritjen e llogaridhënies së sektorit publik dhe për fuqizim të kulturës së llogaridhënies te qytetarët.