Tri skuadra të mëdha evropiane e kërkojnë Pogban – lojtari ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Tri skuadra evropiane janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit Paul Pogba.

Lojtari tanimë është i lirë nga çfarëdolloj kontrate dhe te cila do skuadër që transferohet, lëvizja e tij do të bëhet pa i paguar asnjë cent klubit paraprak.

Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, Real Madridi, PSG dhe Juventusi janë të gatshme t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat lojtarit, transmeton lajmi.net.

I njëjti nuk ka vendosur ende se si do të veprojë në këtë rast dhe këtë gjë pritet të bëjë ditëve në vijim.

Gjasat më të mira për të nënshkruar me lojtarin i ka Juventusi, pasi i ka filluar shumë më herët bisedimet me të.