Greqia niset në Kosovë për ndeshjen e së dielës

Skuadra e Greqisë është nisur për në Kosovë për shkak të ndeshjes e cila do të luhet nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, grekët njoftojnë se tashmë ia kanë mësyer Prishtinës, transmeton lajmi.net.

 

 

Ndeshja do të luhet të dielën mbrëma, më fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova e ka fituar lojën e parë në grup ndaj Qipros me rezultat 2-0 dhe trepikëshin synon ta marrë edhe nesër, për ta kryesuar e vetme grupin.