Daily Mail: Tottenham refuzoi mundësinë e nënshkrimit me Dybalan

Tottenham Hotspur e ka refuzuar mundësinë për nënshkrimin me Paolo Dybala.

Mediet angleze, me theks të veçantë Daily Mail, thonë se lojtari kërkoi pagë javore prej 280 mijë euro, kusht të cilin Spurs nuk ia plotësoi, transmeton lajmi.net.

Dybala tanimë është lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Juventusin.

Dy skuadra që po interesohen për lojtarin janë Roma dhe Interi, me këta të fundit më favoritë për të nënshkruar me të.