Tri ditë pas lindjes, Fero dhe Arbenita i realizojnë fotosesion vajzës

Katër ditë më parë, reperi Fero dhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, u bënë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Arbenita solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan Nina, por nuk preferuan që ta zbulojnë ende portretin e saj.

Në rrjete sociale, çifti shprehën emocionet e tyre pasi u bënë prindër, teksa ndanë edhe imazhet e para.

Së fundi, përmes një postimi Fero tregoi se ia realizuan vajzës fotosesionin e parë, por ende nuk solli rezultatin final të tij.

Arbenita dhe Fero u martuan para pak muajsh, ndërsa modelja nuk zbuloi shtatzëninë deri në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. /Lajmi.net/