Trend i ri në politikë: Përballja nga veturat

Një “trend” i ri është nisur në politikë të mërkurën. Diskutimi politik po bëhet nga veturat.

Ka qenë kryeministri Albin Kurti që të mërkurën në mëngjes në paralajmërimin për mbledhjen e 100-të të Qeverisë foli nga vetura. Ai u shpreh se në këtë mbledhje do të diskutohej për “gjetjet e Qeverisë në periudhën e deritashme në udhëheqje”. Videoja u publikua nga faqja e Qeverisë në Facebook.

Të menjëhershme, në stil të njëjtë, ishin përgjigjet nga opozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

“Mirëmëngjesi kryeministër. A ka ndonjë gjetje nga mbledhja e 100-të e Qeverisë apo ti duhet me punu me pas rezultat. Presim projekte konkrete edhe punë përndryshe ke dështuar”, ka thënë Gashi.

E ngjashëm bëri edhe shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri.

“Mirëmëngjesi qytetarë të Kosovës! E pash që kryeministri e kish postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë. Përshëndetje nga Strasburgu!”, ka thënë ai në video.