Komisionieri i BE-së: Kosova ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit

Komisionieri i BE-së: Kosova ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit.

Në prezantimin e paketës së zgjerimit 2022 nga Komisioni Evropian të mërkurën, komisioneri Varhelyi tha se Kosova ka bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha.

Ai tha se presin që gjatë vitit të ardhshëm të ketë një realizim më të shpejtë dhe efektiv të agjendës së reformave të BE-së në Kosovë. Derisa përsëriti qëndrimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën, kurse kërkoi konstrukitvitet në dialogun me Serbinë.

Varhelyi: Kosova ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

“Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së. Ne e pranojmë se Kosova gjithashtu ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit. Është bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër, energjinë dhe inovacionin. Gjatë vitit të ardhshëm ne do të dëshironim të shohim një realizim më të shpejtë dhe më efektiv të agjendës së reformës së BE-së të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Propozimi është ende në pritje në këshill dhe ne mbështesim diskutimet e ripërtrira me një përditësim teknik të këtij vlerësimi. Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, ashtu siç ne kemi nevojë që Beogradi të bëjë të njëjtën gjë”, tha ai.

Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.

Varhelyi foli në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku prezantoi paketën vjetore të zgjerimit të BE-së.

Rekomandimi për Bosnjën u tha se është i kushtëzuar, pasi Komisioni pret plotësimin e tetë kushteve specifike që lidhen me miratimin e ligjeve për gjykatat dhe prokurorinë, parandalimin e konfliktit të interesit, lirinë e shprehjes dhe migracionin.Paraprakisht, Kolegji i Komisionarëve Evropianë miratoi paketën vjetore të zgjerimit, ashtu si edhe raportet e progresit për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Në paketën e zgjerimit, Komisioni Evropian vë fokusin në fushat që lidhen me procesin e integrimeve evropiane, siç janë: sundimi i ligjit, reformat e administratës dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vend të veçantë zënë, po ashtu, ndikimet e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Paketa përmban edhe raportime për implementimin e planit evropian për investime në rajon, pastaj për situatën në sektorin e energjisë, për agjendën e gjelbër evropiane, për planet për prokurim të përbashkët të energjisë dhe për përshtatjen e këtyre vendeve me politikat e BE-së, sidomos në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Kosova, në këtë raport, vlerësohet për disa përparime që ka bërë në fusha të ndryshme, por prej saj kërkohet më shumë punë dhe progres në zbatimin e reformave.

Kosova, po ashtu, vlerësohet për përshtatjen me qëndrimet e BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Në raport theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Gjatë fjalimit, edhe Varhelyi tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporti kujton se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa përmend edhe takimin më 18 gusht midis liderëve të të dyja shteteve.

Nga të dyja vendet kërkohet që t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e arritura më herët në dialog, ndërsa u kërkohet edhe angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre.

Serbisë i adresohen kritika për zvogëlimin e përafrimit të qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të BE-së, sidomos në rastin e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat Serbia vazhdon t’i refuzojë.

Në raport përmenden edhe disa shifra, sipas të cilave, Serbia, në vitin 2021, i ka përshtatur në nivelin prej 64% qëndrimet e saj me ato të BE-së, ndërsa në gusht të këtij viti ka rënë në 45%.

Raporti thekson se Serbia “me një numër deklaratash dhe veprimesh ka dalë kundër BE-së” në politikën e jashtme.

Në paketën e zgjerimit konstatohet, po ashtu, se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që, më shumë se kurrë, të ndihet nevoja e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian publikoi Pakon e Zgjerimit për vendet kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në BE. Prezantimi i paketës së zgjerimit 2022, e bëri Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në fillim të fjalës së tij, Varhelyi deklaroi në pika të shkurtra, zhvillimet e fundit të BE-së në raport me vendet kandidate, përgjatë vitit të fundit.

Ai rikujtoi se pas fillimit të luftës mes Rusisë ndaj Ukrainës, kjo e fundit së bashku me Gjeorgjinë e Moldavinë, kanë aplikuar për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Varhelyi  rikujtoi se Ukrainës dhe Moldavisë u është dhënë ky status, ashtu si edhe Gjeorgjisë që do t’i jepet së shpejti.

Ai gjithashtu deklaroi se kanë filluar edhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e BE-së dhe gjashtë vendet e këtij rajoni, duhet të bëhen pjesë e BE-së, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Varhelyi.

Varhelyi  deklaroi se Paketa e Zgjerimit të BE-së përfshinë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor plus Turqinë.

“E nga viti i ardhëm, do të përfshijë edhe Ukrainën, Gjeorgjinë e Moldavinë”.

“Raportet tona ofrojnë udhërrëfyes të qartë dhe janë realë dhe tregojnë se si të ecet përpara”.

Ai tha se kriza energjetike është sfidë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pasi paraqiti në pika të shkurtra investimet e BE-së në forma të ndryshme në rajon, përmes grandeve në infrastrukturë dhe ekonomi, Varhelyi paraqiti situatën për secilin vend.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë), Lars-Gunnar Ëigemark, ka thënë se heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës e përkrah edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka thënë se këtë Metsola e ka bërë të qartë gjatë një diskutimi që pati me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor muaj më parë në Bruksel, njoftojnë mediat ndërkombëtare.

“Për liberalizimin e vizave për Kosovën është shprehur fuqishëm edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke iu referuar një diskutimi që ka pasur me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në Bruksel. muaj më parë”, theksoi Gunnar Wigemark në Twitter.

Komisioni Evropian do të miratojë sot paketën e zgjerimit si dhe raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket Kosovës, është theksuar se progresi ka qenë i kufizuar dhe se duhet bërë më shumë punë.

Komisioni Evropian publikon Paketën e Zgjërimit

Komisioni Evropian publikon Pakon e Zgjërimit për vendet kandidate dhe aspiruese për antarësim në BE.

Prezantimi i paketës së zgjerimit 2022 bëhet nga Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Prezantimi do të bëhet në Komisionin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel.

Lajmi në plotësim…

Në ora 10:00, në Bruksel, ka nisur takimi dy ditor i Grupit Punues për Vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Me 12 e 13 tetor grupi diskuton për disa çështje në mesin e të cilave është liberalizimi i vizave për Kosovën.

Ky organizim evropian do të diskutojë një të ashtuquajtur non-paper që do prezantohet aty nga Komisioni Evropian.

Në dokumentin që ka pasur qasje Klan Kosova, e i cili s’është publik, thuhet se komisioni i qëndron prapa raporteve që i bëri më 2016 e 2018, që konfirmojnë përmbushjen e kushteve për heqjen e regjimit të vizave.

Vendimin final për liberalizim, pas kryerjes së procedurave paraprake, e merr Këshilli Evropian (KE) me shumicë të kualifikuar.