Do të ketë ushqim dhe rrymë për të gjithë, tha Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski porositi qytetarët e Maqedonisë që të rrinë të qetë sepse sipas kryeministrit as kategoritë e rrezikuara nuk do të kenë krize gjatë këtij dimri. Ai siguroi se ushqim, rrymë dhe ngrohje do të ketë për të gjithë dhe këtë e siguron masa e re e qeverisë ku janë ndarë 360 milionë euro. Kovaçevski u lavdërua se që kur është bërë kryeministër nëpërmjet sistemeve fotovolatike është prodhuar 27 megavat energji elektrike. Ai tha se elektrana e re fotovoltaike prej 17 megavatëve do të prodhojë 25 gigavat në orë energji elektrike.

“Askush nuk do te jetë i detyruar që të zgjedhë mes ngrohjes dhe ushqimit. Paketa e re me masat antikrize që e sollëm të hënën me vlerë 360 milionë euro është hapi i parë për të siguruar se të gjithë qytetarët në shtet sidomos kategoritë e rrezikuara do ta mbijetojnë këtë dimër. Rrymë, ushqim dhe ngrohje duhet të ketë për të gjithë. Puna e dytë është të fillojmë të mendojë si do të duket e ardhmja jonë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski-kryeministër i RMV-së.