Trençevska: Sot do të marrin rroga të punësuarit në çerdhe

E pyetur nga TV21 për vonesat e pagave për muajin prill për të punësuarit në çerdhe, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska theksoi se pagesa e rrogave do të realizohet prej sot, përcjell TV21. Trençevska tha se vonesa ka ndodhur si pasojë e ndryshimeve të pagave të edukatoreve dhe kujdestareve.

“Sot do të marrin rroga. Vonesat janë për shkak të ndryshimeve dhe plotësimeve të marrëveshjes kolektive që e bëmë pas grevës së edukatorëve dhe përkëdhelësve. Në negociatat me SASHK ndryshuam pjesën për pagat e edukatorëve dhe përkëdhelësve dhe për shkak mënyrës së re të përllogaritjes së pagave, vet çerdhet vonë e dorëzuan deri të Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Gjatë ditës së djeshme ishte dërguar në thesar, sot të gjitha edukatorët dhe përkëdhelëset dhe punonjësit e tjerë në çerdhe do të marrin paga”, tha Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.