Tre vite pa e parë Besirin, Besari: Nesër kërkojmë ri-kualifikimin e veprës (VIDEO)

Kanë kaluar tre vite nga kur Besar Bela, ka mbetur pa vëllain e tij të vogël, Besirin i cili sipas Besarit u dënua padrejtësisht, njofton News33.

 

 

Një ditë para protestës, Besari thotë se prindërit po e përjetojnë vështirë mungesën e të birit dhe thotë se nëpërmes protestës do kërkohet ri-kualifikim i veprës.

Siguron se protestat e nesërme do të jenë paqësore, njëkohësisht tregon edhe zhgënjimin nga kasta politike të cilët i kanë premtuar shumë familjarëve.

Ndryshe, protestat e paralajmëruara dit më parë do të mbahet nesër me fillim nga ora 14:00 nga parku i Çairit deri tek gjykata./News33/