Maqedoni, shqiptarët tregojnë gatishmëri më të madhe për va ksinim se maqedonasit

Rezultatet e anketës së Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), tregojnë se gjysma e të anketuarve (50.4) plotësisht, ose deri diku kanë besim tek vaksinat kundër Kovid 19, kurse 49,1% deri diku, ose fare nuk u besojnë vaksinave. Shqiptarët u besojnë vaksinave më tepër (67,5%), në krahasim me maqedonasit ku 44,5% u besojnë vaksinave, raporton Tv Telma.

Më shumë se gjysma (56,4%) janë përgjigjur se sipas gjitha gjasave do të vaksinohen. Kjo paraqet rritje në krahasim me anketën e realizuar në dhjetor të vitit 2020, kur 38,7% kanë qenë të gatshëm të vaksinohen.

Shqiptarët e anketuar kanë shprehur gatishmëri më të madhe për t’u vaksinuar (73,1%), në krahasim me maqedonasit (51,7%), transmeton gazeta Lajm.
Shumica e të anketuarve (73,5%) vlerësojnë se Qeveria nuk ka reaguar në mënyrë adekuate dhe me kohë gjatë furnizimit me vaksina.
Maqedonasit janë më të pakënaqur nga niveli i vaksinimit në vend dhe 73,4% janë përgjigjur se niveli i vaksinimit është nën standardin e rajonit, që është për 30 për qind më tepër në krahasim me shqiptarët (43,4%).