Tre shtetase të Maqedonisë bllokohen në Malta

Aktorja Angella Naumoska nga Prilepi bashkë me dy shoqet e saj nuk mund të kthehen nga Malta në Maqedoni. Kanë qëndruar në aeroport 4 orë dhe pastaj i kanë informuar se nuk mund të kthehen në vendin e tyre sepse kompania Viz-Er i ka anuluar fluturimet. Ato që nga dhjetori i kanë rezervuar biletat për 4 ditë – nga 10 deri më 14 mars.

“Biletën me kompaninë Wizzair me të cilën erdhëm këtu, mund ta rezervojmë për më 7 prill. Ne duam të kthehemi më herët. Nëse jemi në karantinë, le të jemi në karantinë në shtëpinë tonë. Deri të hënën nuk do të dimë gjë, sepse fluturimi i ardhshëm është të premten”, theksoi Naumoska.

Angella thotë se Malta nuk përfshihet në vendet me rrezik të lartë nga përhapja e virusit, prandaj kanë vendosur të udhëtojnë.

“Dinim se ka koronavirus dhe dimë me çfarë shpejtësie po përhapet, por Malta nuk ishte në grupin e vendeve apo rajoneve të rrezikshme. Biletat i kemi blerë në dhjetor dhe nuk menduam se do të përhapet edhe këtu. Gjendja në Maltë është e qetë. Na mbetën vetëm edhe dy net për të cilat duhet të brengosemi, deri atëherë do të kërkojmë akomodim privat, shpenzim që nuk e kemi paraparë”, tha Naumoska.

Ata janë paraqitur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por prej atje u kanë thënë se nuk e dinë çka të bëjnë. Përmes një kumtese, MPJ paralajmëroi se do të formojë trup koordinues për ndihmë dhe mbështetje të shtetasve të Maqedonisë që janë të bllokuar në vendkalimet kufitare të vendeve të ndryshe dhe në aeroportet.