Në Maqedoni nuk ka tentime të reja për keqpërdorim politik të situatës me Koronavirusin

Sektori civil njofton se deri tani është shënuar vetëm një tentim për keqpërdorim politik të situatës së krijuar me Koronavirusin në Maqedoni.
Sipas tyre, gjatë ditës së sotme nuk ka pasur tentim tjetër për keqpërdorim të kësaj situate. Njëkohësisht apelohet te të gjitha subjektet politike të reflektojnë dhe të ndërgjegjësohen në këto rrethana që nuk janë vërejtur deri tani, si dhe theksohet se tentimet për keqpërdorim politik vetëm mund të vështirësojnë situatën dhe mund të rrisin numrin e të sëmurëve.
Qytetarëve u bëhet apel të mos bien në kurthin e partive që dëshirojnë të keqpërdorin situatën për të fituar pikë politike dhe t’i paraqesin këto raste eventuale në polici.
Sektori civil apelon te autoritetet të ndërmarrin të gjitha masat kundër subjekteve që eventualisht do të keqpërdorin këtë situatë, pa marrë parasysh nëse kanë ideologji djathtiste, majtiste, ose ideologji tjetër.